15:56 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Flasin nga VV-ja pas takimit me deputetë, a kanë lëshuar pe për presidentin…?

Ka përfunduar para pak çastesh mbledhja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ku u diskutua rreth koalicionit me LDK-në.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputetja e LVV-së, Arbëri Nagavci ka folur pas mbledhjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka thënë se është fat që VV-ja ka një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme se cilindo post publik.

“Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj.Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!”, ka shkruar Nagavci.