Flasin shifrat, Atalanta e frikshme
Atalanta ka mposhtur Juventusin me rezultat 3-0 dhe ka eliminuar nga Kupa e Italisë.
Por kjo nuk ishte rastësi. Skuadra e drejtuar nga Gasperini ka treguar përformancë të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit.
Me një Zapata në formë, në pesë ndeshjet e fundit Atalanta ka katër fitore, një barazim dhe ka shënuar 19 gola.
Një sulm i jashtëzakonshëm, ku vetëm sulmuesi 27 vjeçar ka shënuar nëntë gola i vetëm. /IndeksOnline/
