75 Mall Live Search
08:35 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / C E

Flasin statistikat: Amir Rrahmani më i miri në Serie A

Amir Rrahmani ka kaluar një sezon shumë të mirë me fanellën e Veronës në Serie A.

Ai ka qenë titullar i pazëvendësueshëm dhe ka bërë paraqitje fantastike duke qenë lojtari më i përdorur në ligë.

Mbrojtësi nga Prishtina po i prin edhe listës për topa të rikuperuar gjatë sezonit.

Në 38 ndeshjet e tij në Serie A, Rrahmani ka rikuperuar 491 topa, dukshëm më shumë se vendi i dytë.

Mirë ka qëndruar edhe Berat Djimshiti që renditet i pesti në këtë listë.

Rrahmani nga sezoni i ardhshëm do të jetë nën urdhrat e Genaro Gattusos te Napoli. /IndeksOnline/