75 Mall Live Search
21:35 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Flasin statistikat, Donnarumma portieri më i mirë në Evropë

Donnarumma  është shenjtori që mbron Milan-in e Gattuso-s.

Si kundër Roma-s, në ndeshjen e fundit të kampionatit, por edhe në ndeshjen e luajtur kundër Napoli-t në Kupën e Italisë, ashtu si në takimet e mëparshme të kampionatit (5 ndeshje pa humbje), Donnarumma ka qenë shpesh vendimtar.

Një rritje kjo e portierit që ka ndihmuar Milan-in të ngjitet në renditje dhe të kthehet përsëri në garën për një vend në Champions.

Duket se Gigio ka gjetur më në fund dimensionin e tij, larg presioneve të jashtme të merkatos që shpesh e kanë kushtëzuar në të kaluarën e afërt. 

Sipas të dhënave sportive “Opta”, që nga fillimi i nëntorit të 2018-ës, Gianluigi Donnaruma është portieri më  i mirë në Evropë.

Mes të gjithë kolegëve që mbulojnë të njëjtin rol dhe kanë luajtur të paktën tri ndeshje, portieri i kuqezinjve është ai që ka përqindjen më të lartë të pritjeve të bëra në pesë kampionatet kryesore të Evropës: 87.3%.

Ka kaluar shumë kohë nga debutimi i tij më 25 tetor të 2015-ës dhe Donnarumma, i cili është vetëm 19 vjeç, ka kaluar që tani numrin e 100 ndeshjeve të luajtura në kampionat.

Kundër Roma-s, në ndeshjen e fundit të kampionatit, ka bërë një tjetër paraqitje të madhe me katër pritje të jashtëzakonshme (ndaj Zaniolo-s, Schick dhe dy herë ndaj Dzeko-s).