75 Mall Live Search
13:43 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Flasin statistikat, Vedat Muriqi më i mirë se Van Persie

Vedat Muriqi mbrëmë shënoi golin e dhjetë me fanellën e Fenerbahces.

Futbollisti më i mirë i Kosovës këtë sukses e arriti në ndeshjen e tij të 15-të pas transferimit nga Rizespori.

Ai me këtë rast e ka kaluar, madje dukshëm, yllin holandez, Robin Van Persie.

Holandezit, në vitin 2015 iu deshën hiq më pak se 24 ndeshje për të arritur shifrën e 10 golave. /IndeksOnline/