75 Mall Live Search
16:37 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Flasin Ziadin Sela dhe Afrim Gashi: Kjo është e vërteta e votës tonë rreth ligjit për gjuhën

Pas publikimit të disa stenogrameve nëpër rrjetet sociale në të cilat shihej se dy liderët, ai i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela dhe i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi nuk kanë votuar për miratimin e ligjit për gjuhën, kanë reaguar sot dy të fundit nga salla e Kuvendit, transmeton Indeksonline.

Ziadin Sela në konferencën e sotme para mediave tha se ai ka votuar për miratimin e ligjit, kurse kërkoi nga shërbimet e Kuvendit për të qartësuar se çfarë ka ndodhur.

“Duhet të pyeten shërbimet kuvendore, ata patjetër duhet ta dinë se çfarë ka ndodhur. Unë votova dhe aty tregoi se kam votuar. BDI, sipas të gjitha gjasave qëndron prapa kësaj propagande të ulët”, deklaroi Ziadin Sela.

Edhe Afrim Gashi tha se ka qenë i pranishëm në seancën për votimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe se ka votuar pro ligjit.

Ai madje shtoi se kanë siguruar video-incizime ku shihet se si ka votuar, dhe se këto pamje do të publikohen shumë shpejt.

Të njejtën problematikë e ka pasur edhe deputeti i LSDM-së, Ferid Muhiq I cili thotë se ka votuar “për” megjithatë sistemi e tregon sikur të mos ketë votuar fare.

Në internet qarkullojnë edhe pamje ku shihet se si Sela ngre dorën teksa bëhet votimi me Badinter./Indeksonline/