15:43 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

“Flat Earth” jep arsyet shokuese pse toka nuk mund të jetë glob, por e rrafshët?

Konferenca Ndërkombëtare “Flat Earth” e cila u zhvillua në Karolinën e Veriut- mblodhi një numër të njerëzve që besojnë se Toka nuk është një glob, por ajo qëndron në një gjendje të shtrirë.

Ky është duke u bërë një besim gjithnjë e më i zakonshëm. Nëse kërkoni në Youtube “Flat Earth” do ta kuptoni se çdo herë e më shumë njerëzit po fillojnë ta besojnë një teori të tillë.

Pas kësaj ju vërtetë do ta gjeni vetën të habitur kur të kuptoni se shumë njerëz po e besojnë vërtetë se “NASA është një mashtrim dhe të gjitha qeveritë botërore po na gënjejnë dhe se ata po mundohen ta fshehin Zotin”.

Pra, ata thonë se bota, në të cilën jetojmë, nuk është kurrfarë sfere e rrumbullakët që rri në qiell, por një disk i rrafshët.

Një drejtues i kësaj konference,  Rob Skiba, pretendon se zbuloi diçka thelbësore- pikërisht pse NASA gënjen se Toka është një glob?

“Unë jam bërë skeptik për gjithçka. Dhe unë mendoj se kam të drejtë”, ka thënë ai.

Ndërsa ish kritikologu i Anglisë tha: “Nëse jen në një helikopter dhe ai rrin pezull në lartësi, përser atëherë nuk e vëreni Tokën tek rrotullohet? Pra nëse Toka do të ishte vërtetë sferike, helikopterët do të ishin në gjendje të rrinin në vendint e tyre dhe të prisinin që destinacionet tek vini tek ata, përmes rrotullimit të Tokës”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se nëse Toka do të ishte një glob atëherë uji nuk do mund të qëndronte në tokë, por ajo do të tundohej kur toka nuk do të ishte e sheshtë. “Toka e rrumbullakët është një përrallë dhe në të vërtetë shtëpia jonë është e sheshtë dhe akujt në Polin e Veriut dhe Antarktida në jug na mbrojnë që të mos rrëzohemi prej saj”.

“Horizonti gjithmonë është i sheshtë. Kjo shihet edhe në pamjet që pretendon NASA që i ka bërë nga gjithësia”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ai ka thënë se nëse me të vërtetë ka miliarda yje në qiellë, gjatë natës qielli do të ishte plot dritë.

Ai gjatë kësaj konference është mundur të jap edhe shumë “arsye” tjera, të cilët tregojnë se Toka nuk është një glob sic thotë NASA./Indeksonline/