75 Mall Live Search
15:01 / E Hënë, 02 Mars 2026 / b l

Flet Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje!

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Pas takimit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në këtë fazë konsensusi mes partive politike është pothuajse i pamundur.

LDK, sipas tij, nuk mund të caktoj kandidatin për president me 15 vota.

“Le të presim datën 5 mars për të kuptuar se çfarë fati do të ketë, kjo çështje”, ka deklaruar Abdixhiku.