75 Mall Live Search
08:34 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / L A

Flet agjenti Jorge Mendes: Lamine ishte lojtari më i mirë në botë në vitin 2024

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të ”Globe Soccer Awards”.

Vinicius Jr, kishte arritur të fitonte çmimin kryesor të kësaj ceremonie si lojtari më i mirë i vitit 2024, duke mposhtur Rodrin.

Po për këtë gjë nuk pajtohet edhe agjenti Jorge Mendes, i cili është po ashtu edhe agjenti i Lamine Yamal.

“Lamine ishte lojtari më i mirë në botë në vitin 2024… por njerëzit nuk e votuan për të sepse ai është vetëm 17 vjeç”. “Nuk e votuan Laminen sepse mendojnë se do të kishte më shumë kohë për të fituar çmimin”, u shpreh Mendes.

Mirëpo as Yamal dhe as Mendes nuk ka dalur duarthatë, pasi që Yamal shpall si lojtari i ri më i mirë, ndërsa Mendes si agjenti më i mirë./IndeksOnline/