Flet aksionari kryesor i Prishtinës: Me trajner jemi të kënaqun, ai nuk mund të hyjë në lojë me lujt

Edicioni 2020/21 nuk ka qenë shumë pozitiv për Prishtinën deri tash. ‘Bardhekaltërit’ janë 11 pikë larg nga lideri Drita, kur kanë kaluar 15 xhiro.
Disa javë më herët, trajneri Zekirija Ramadani kishte ofruar dorëheqje por këtë nuk ia kishte miratuar bordi.
Aksionari më i madh i Prishtinës, Rahman Haradini thotë se klubi e mbështet plotësisht Ramadanin.
“Me trajner jemi të kënaqur. Ai nuk mund të hyj në lojë me lujtë por punën e tij po e kryen mirë. S’mund ta ndërrosh trajnerin çdo 3 apo 6 muaj. Ekipi është i mirë por futbolli është i tillë nganjëherë nuk e don. Trajneri Zekirija Ramadani është shumë i mirë nuk kemi vërejtje në të” deklaroi Haradini për Indeksonline.
Ekipi nga kryeqyteti nuk ka fituar titullin e kampionit që nga viti 2013.
Ndryshe, pas 3 javësh hapet afati kalimtar i futbollistëve, ndërsa Haradini konfirmoi se do të ketë prurje të reja te Prishtina.
/Indeksonline/