Flet ambasadori amerikan: Mirëpresim zbatimin e marrëveshjes për dokumentet
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/04/jeff-ambasador-shba-.jpg)
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka folur rreth marrëveshjes për dokumentet identifikuese mes Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier thotë se liria e lëvizjes është thelbësore, për normalizimin e marrëdhënieve dhe se e mirëpret zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
”Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrjes/daljes. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për KS dhe Srb. Mezi presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”.