75 Mall Live Search
15:56 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / L A

Flet Amorim për ndryshimet e mundshme në skuadër

Kush e kishte menduar që do ta shihnim Manchester Unitedin në këtë pikë.

“Djajtë e Kuq”, po kalojnë sezonin më të dobët të tyre në shekullin 21, ku gjinden afër zonës së kuqe.

Padyshim që United, do të jetë shumë aktive në afatin e transferimeve të verës, ku portugezin Ruben Amorim e pret një mision i vështirë.

“Mendoj se duhet të tregojmë. Është e lehtë për mua të jem këtu dhe të them të gjitha gjërat e bukura… ne duhet të përmirësojmë rekrutimin, është vendimtare”. “Duhet të përmirësojmë skuadrën. Duhet të performojmë më mirë, të jemi në Evropë”, shprehet Amorim.

Manchester United, aktualisht gjendet në pozitën e 15-të në Premierligë dhe ka gjithsej 30 pikë./IndeksOnline/