75 Mall Live Search
10:48 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / L A

Flet Amorim për situatën e Rashfordit

Marcus Rashford ka deklaruar se është gati për një sfidë të re.

Për këtë gjë ka reaguar edhe trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim.

“Ai ka të drejtë! Kemi këtu një sfidë të re, më të madhen në futboll”. “Jemi në një situatë të vështirë. Shpresoj që të gjithë lojtarët e mi të jenë gati”, u shpreh Amorim.

E gjithë kjo zhurmë u bë pasi që Amorim, nuk kishte futur anglezin në formacionin startues për derbin e Manchesterit, ku u aludua se kjo është një shenjë që Amorim dëshiron ta shesë atë./IndeksOnline/