75 Mall Live Search
17:13 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / L A

Flet Amorim për vendimin e tij të mospërfshijë Garnachon dhe Rashfordin ndaj Cityt

Marcus Rashford dhe Alejandro Garnacho nuk do të jenë pjesë e skuadrës për derbin ndaj Manchester Cityt.

Për këtë tregoi arsyen edhe trajneri i Manchester United, Ruben Amorim.

“Ne përpiqemi të vlerësojmë gjithçka: stërvitjen, performancën, performancën e lojës, angazhimin me shokët e skuadrës, shtyrjen e shokëve të skuadrës lart”. “Gjithçka është në linjë kur analizojmë, përpiqemi të zgjedhim lojtarët. Pra, kjo është zgjedhja ime. E thjeshtë”, u shpreh Amorim.

Kujtojmë se ndeshja mes këtyre dy rivalëve do të zhvillohet sot në “Etihad”, në orën 17:30./IndeksOnline/