75 Mall Live Search
14:57 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Flet anesteziologu që u sulmua: U godita në kokë por vazhdova me reanimu pacientin

Anesteziologu Valon Kadriu është sulmuar dje nga familjari i një pacienti në Klinikën Infektive.

Kadriu gjendej në vendin e tij të punës në Repartin e Intensivës në Klinikën Infektive në QKUK ku po kujdesej për pesë pacientë, shkruan Gazeta Shneta.

Ai ishte thirrur me urgjencë për të ndihmuar një pacient në repart dhe ndonëse nuk ishte përgjegjësi e tij, Kadriu shkoi për ta ndihmuar.

“Më kanë thirr me urgjencë, sepse isha vetëm unë si mjek në Intensive. Puna ime është në Intensive e jo në repart. Por unë shkova për ta ndihmuar pacientin”.

“Sapo hyra në dhomë u godita nga pala mbrapa kokës dhe në fytyrë. Përkundër goditjeve që mora dhe gjakderdhjes, unë vazhdova reanimimin dhe intubimin e pacientit për 50 minuta, por fatkeqësisht nuk mbijetoi”, ka treguar ngjarjen anesteziologu dhe intensivisti.

Ai ka treguar se nga goditja ka pësuar frakturë të hundës dhe sot po merret me trajtimin. Rasti është hapur edhe në Policinë e Kosovës.

Përveç mjekut, pala ka sulmuar edhe një infermiere të klinikës.

Sulmin ndaj anesteziologut e ka dënuar Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës.