Flet Arbër Zeneli: Jemi pak të zhgënjyer, megjithatë ne shënuam një gol
Pak minuta ka përfunduar ndeshja e futbollit mes Kosovës dhe Bullgarisë me rezultat 1 me 1.
Golashënuesi i kombëtares, Arbër Zeneli ka thënë se kishin shumë shanse, porse fati nuk ka qenë në anën e tyre.
“Nuk na kanë dhënë pozitat qysh na dojmë me lujtë, sidomos në pjesën e parë nuk jemi kanë të fokusumë, edhe normal jemi pak të zhgënjyer se pse nuk fituam lojën por e morën një pikë shumë të rëndësishme”, ka thënë ai pas përfundimit të ndeshjes me Bullgarinë. “I kemi pas disa shanse të mira, por fati s’ka qenë me ne, ne e kemi dhënë një gol jemi pak të lumtur por prapë të zhgënjyer. Kjo ndodhë në lojë, unë kam deshtë 100% me dhonë gol, kemi pas raste tjera por fati s’ka qenë me neve sot”, ka thënë tutje Zeneli, transmeton Indeksonline. /Indeksonline/

