75 Mall Live Search
21:26 / E Premte, 29 Janar 2021 / Blerim

Flet Armando Sadiku nga Bolivia: Shpresoj të arrij 100 përqindëshin tim!

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku duket se se është gati për të filluar aventurën e tij të re te skuadra e Bolivarit.

Ai thotë se dëshiron të përshtatet sa më pare me klubin atje dhe të jetë në 100 përqindëshin e tij, shkruan IndeksOnline

“Kam ardhur këtu për të qenë shënuesi i skuadrës, dua të shënoj shumë gola për lumturinë e njerëzve. Libertadores është një ëndërr për mua, e kam parë vetëm në televizion,” – tha Sadiku në prezantimin zyrtar.

Gati fizikisht: “Jam në gjendje të mirë, por pak i lodhur, mendoj se javën e ardhshme do të jem në formën time më të mirë, shpresoj të arrij 100% për të dhënë gjithçka për Bolívarin.”

Pasues i Marcos Riquelmes: “Ai (Marcos Riquelme) ka shënuar shumë gola këtu, nuk mund të premtoj se do të bëj të njëjtën gjë, por do të jap gjithçka për ekipin që të arrijë objektivat”, tha ia.