Flet “Arusha Shqiptare”: Ka një mesazh për tifozët e tij

Me 18 dhjetor të vitit 2020 do të zhvillohet meçi i madh i boksit, ndërmjet Reshat Matit i njohur ndryshe si “Arusha Shqiptare” dhe kundërshtarit të tij, Dennis Okoth.
Mati është i bindur në fitore, madje shpreson se një ditë do të bëhet kampion bote, shkruan IndeksOnline
IndeksOnline, ka biseduar me 22-vjeçarin i cili i premtoi gjithë mbështetësve shqiptarë që do të bëjë më të mirën për t’i bërë ata krenarë.
“Dua t’i falënderoj të gjithë që më mbështesin dhe do të bëj gjithçka që kam në dorë për t’i bërë ata krenarë dhe shpresoj që një ditë të jem kampion bote”, tha boksieri ynë.
Kujtojmë se 22-vjeçari shqiptar, ka 8 fitore, 6 me nokaut, nuk ka humbje dhe nuk ka barazim.
