75 Mall Live Search
13:06 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Flet avokati i Ronaldihnos, e quan budalla brazilianin

Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto de Asiss, janë paraqitur para gjykatës në Paraguai ku janë të kapur për kalim kufiri me dokumente false.

Legjenda braziliane e futbollit nuk ka pasaportë braziliane dhe as spanjolle, pasi i janë marrë nga Brazili për të mos i lejuar të largohen nga vendi. Udhëtimi për në Paraguai i kushtoi shtrenjtë lojtarit.

Ai u arrestua në flagrancë dhe avokati i tij Adolfo Marin e quajti atë injorant

“Gjykata nuk duhet ta merrte dhe ta vendosë në kushte të tilla, pasi Ronaldinho nuk e dinte se po kryente një krim. Ai nuk e kuptoi se po i jepnin dokumenta false. Është një injorant”, tha fillimisht ai.

“Ronaldinho është një baba. Djali i tij ka datëlindjen sot dhe ai duhet që të qëndrojë përpara gjykatës paraguiane duke thënë të vërteten”, përfundoi avokati i tij.

Ronaldinho ka degraduar pas lënies së futbollit. Ai ka probleme me gjobat me shtetin brazilian. Ka humbur një pjesë të madhe të pasurisë së tij dhe tani po vuan shumë,