Flet avokati i serbit të arrestuar për rastin e “Ibër- Lepencit”: Kur ka ndodhur shpërthimi, ai s’ka qenë afër
Njëri nga personat e arrestuar për sulmin në “Iber-Lepenc” ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I arrestuari Jovan Viçentijeviq, dyshohet për pjesëmarrje në sulmin që ka ndodhur ditë më parë në “Iber-Lepenc”.
Avokati i të dyshuarit Nebojsha Vlajiç, ka thënë se klienti i tij, nuk ka qenë afër në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Ndërsa ka pohuar se armatimi që i është gjetur në shtëpinë e tij, s’ka të bëjë me sulmin e 29 nëntorit.
“Nuk i është caktuar ende masa e paraburgimit. Kur ka ndodhur shpërthimi ai s’ka qenë afër. Ne kemi kërkuar lirimin e tij”, ka thënë ai.