12:30 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Flet avokati i të dyshuarit që vodhi 2 milionë euro, nga Thesari i Shtetit

Avokati, Veton Rrecaj, i të dyshuarit, Labinot Grudaj, për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, shkruan IndeksOnline.

Rrecaj pas seancës tha se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë relevante që mbështet këtë vepër.

Rrecaj tha se vendimi për paraburgimin e të dyshuarit pritet pas orës 13:00.

“I mbrojturi është i dyshuar, nuk është i akuzuar, për një vepër për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Porkuroria nuk na paraqiti asnjë provë relevante, që do ta mbështeste një vepër të tillë dhe nuk e argumtentoi.

Ai dyshohet se një transaksion të 2 milionë eurove.

Jemi duke pritur vendim dhe shpresojmë që Gjykata të mos caktojë masën e paraburgimit. Do doja ta pysja ministren se ku janë ato mjete pasi thotë se janë të sigurta.

Në pretendimet e Prokurorisë… thuhet se mjetet janë tërhequr dhe nuk janë të sigurta.

Vendimi pritet pas orës 13:00, besojmë në drejtësi dhe pafajtësi”, tha ai./IndeksOnline/