11:17 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Flet avokati që u ther dje me thikë në Prishtinë

Avokati, Arlind Jupolli i cili është therur me thikë të premten, në qendër të Prishtinës, tha se këtë sulm dëshiron ta mbajë brenda familjes.

“Nuk dua ta bëj më të madhe, po e mbaj brenda familjes” është shprehur Jupolli.

Ai ka thënë se nuk e ka njohur atë person dhe nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me të.

“Nuk ka pasur asgjë personale edhe nuk i di akoma arsyet pse ka ndodhur ai sulm”,  shtoi avokati për Gazetën Express.

Ndërsa sipas Policisë, dyshimet e para që janë ngritur janë se version i hetimit është se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.Gjendja e tij mësohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka identifikuar sulmuesin, i cili kishte pasur mosmarrëveshje me avokatin në zyrën e këtij të fundit.

“Sipas informacioneve te para eshte ngritur versioni i hetimit se pas nje mosmarreveshjeje qe i dyshuari kishte me viktimen ne zyren  e tije ai e kishte sulmuar ate me shufer hekuri si dhe me pas e kishte therrur me thike duke i shkaktuar lendime trupore. dyshuari eshte identifikuar dhe policia po punon per lokalizimin e vendndodhjes se tije.