Flet babai i futbollistit të zhdukur në aeroplan, beson në mrekulli
Horacio Sala, babai i futbollistit të zhdukur në aeroplan, Emiliano Sala ka thyer heshtjen duke folur për situatën e krijuar orëve të fundit.
Babai i futbollistit argjentinas ka thënë se është i dëshpëruar me jetën.
“Nuk mund ta besoj këtë. Isha duke punuar, kur dëgjova këtë histori. Jam i dëshpëruar me jetën. Shpresoj se të ndodhë mrekullia dhe Sala të shpëtojë” ka thënë Horacio Sala.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për Sala, futbollistin që mbrëmë është nisur me aeroplan privat nga Nantes për në Cardiff, aty ku priste të nistë një historie të re në karrierë./Indeksonline/