09:46 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Flet babai i Ozilit: Ai është i ofenduar, e ka menduar edhe dorëheqjen!

Lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil është kritikuar ashpër për shkak se bëri foto me presidentin turk, Taip Erdogan.

Futbollisti i Arsenalit para Kampionatit Botëror “Rusi 2018” u takua në Londër me presidentin e Turqisë, por kjo nuk i pëlqeu gjermanëve, shkruan IndeksOnline.

Paraqitja e Ozilit në Kupën e Botës mbetet një nga temat e nxehta në Gjermani. Për këtë ka folur edhe babai i Ozilit, Mustafa.

“Nëse do isha në vendin e Mesut, unë do të jepja dorëheqje. Ai është shumë i ofenduar. Në anën tjetër, Ozil është një atlet, dëshiron të luajë futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikën . Kjo është arsyeja pse ai nuk mendonte për foton”, ka thënë Mustafa.

Mbetet të shihet nëse Ozil do të jap dorëheqje nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Kujtojmë që kampioni i Botës, u eliminua qysh në fazën e grupeve./IndeksOnline/