Flet Bare pas golit ndaj Bjellorusisë: Ishte fitore e madhe, i grumbulluam tri pikë!

Shqipëria mbrëmë arriti ta mposhtë Bjellorusisnë me rezultatin final në 0:2, takim ky në kuadër të grupit C në Ligën e Kombëve.
Djelmoshat e Rejas treguan seriozitet të lartë në Minsk, ku edhe e fituan ndeshjen me rezultat të pastër, shkruan IndeksOnline
Golat për Shqipërinë i shënuan, Cikalleshi dhe Keidi Bare.
Ndërkaq, Bare pas ndeshjes tha se ndihet shumë i lumtur që shënoi, pasi ekipi i tij grumbulluan 3 pikë.
“Jam shumë i kënaqur pasi ishte shumë e rëndësishme për të marrë 3 pikët. E nisëm me këmbën e parë. Ia dolëm mbanë dhe e merituam fitoren.
“Kishim rënie fizike, pasi të gjithë prej nesh nuk kishte luajtur 90 minuta më parë. Megjithatë e rëndësishme është fitorja. Lituania? Tani t’i gëzohemi kësaj fitore, më pas të mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha ai.