75 Mall Live Search
13:40 / E Hënë, 03 Mars 2025 / L A

Flet Benzema: Perez ishte personi i parë që thirra kur vendosa të largohesha nga Real Madridi

Sulmuesi francez, Karim Benzema po kalon në një superformë në Arabinë Saudite.

Falë golave të tij Al-Ittihadi po shkon drejt titullit kampion, ku të cilët janë 6 pikë larg kampionëve në fuqi, Al-Hilal.

Në një intervistë për Edu Aguirren, Benzema ka treguar disa detaje rreth largimit të tij nga Real Madridi.

“Florentino Perez ishte personi i parë që thirra kur vendosa të largohesha nga Real Madridi”. “Ai nuk e kuptoi fare… Unë i thashë se yjet e rinj, Vinicius dhe Rodrygo, ishin gati”, u shpreh Benzema.

“Vendimi im për të shkuar në Arabinë Saudite ishte gjithashtu sepse doja të largohesha nga Real Madridi në krye… …dhe nuk doja të luaja kurrë kundër Real Madridit në jetën time”, shtoi Benzema.

Këtë sezon francezi, ka shënuar 16 gola në “Saudi Pro League” dhe është i dyti në listën e golashënuesve pas ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldos që ka 17 të tilla./IndeksOnline/