75 Mall Live Search
14:44 / E Enjte, 23 Janar 2025 / mp

Flet biznesmeni të cilit Kuvendi ia refuzoi ofertën: Kërkova 70 centë për makiato, ata donin vetëm 50 centë

Indeksonline më herët ka raportuar për anulimin e tenderit nga Kuvendi i Kosovës për shërbimet e pijeve kafe, qaja dhe pije të tjera . Ku sipas njoftimit të Kuvendit është thënë se anulimi I tenderit të negociuar është bërë për shkak se kompania ka ofruar çmime më të larta se të tregut.

Por një version tjetër e ka treguar Arsim Ymeri pronar i kompanisë “N.H.T. Edukimi” se pse prokurimi i kuvendit e ka anuluar tenderin për shërbimet hotelerie.

Ai në një prononcim për Indeksonlinen ka thënë se çmimet që i ka ofruar për një makiato ka qenë 70 centë, ndërsa kuvendi i ka kërkuar që çmimi i një kafeje të jetë 50 centë.

Po ashtu sipas tij ka qenë i papërballueshëm edhe kriteri për punësimin e punëtorëve dhe buxhetin dhe çmimin që e ka kërkuar kuvendi për atë arsye është anuluar tenderi.

“Me një buxhet prej 36 mijë eurosh me i pague 5 punëtorë që me të gjitha shpenzimet për taksa dhe ushqim për ta një punëtor arrin në 600 euro në muaj. Që i bie për 6 muaj vetëm paga kushtojnë rreth 18.000 euro plus kostoja e mallit kjo ka qenë e pa përballueshme”, ka thën Ymeri.

Ndryshe sipas dosjes së tenderit të publikuar në platformën online E-prokurimi del se prokurimi i Kuvendit ka negociuar vetëm me kompaninë “N.H.T. Edukimi”, ndërsa Ymeri ka thënë se zyrtarët e prokurimit kanë negociuar edhe me kompani të tjera.