75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 30 Shtator 2025 / L A

Flet Deco: S’kemi kërkuar kurrë Williams-in, ishte agjenti i tij, që na u afrua disa herë

Saga e Nico Williamsit përfundoi në mënyrë befasuese.

Kjo pasi që spanjolli ishte lidhur me një transferim të bujshëm te Barcelona, me marrëveshjen që thuhej se ishte në prag të finalizimit.

Por bota e futbollit u shokua me vendimin e Nicos për të vazhduar kontratën me Athletic Bilbao-n për 10 vjetët e ardhshëm.

Dështimi i transferimit të tij bëri që Barcelona të arrinte marrëveshje me Marcus Rashfordin.

Mirëpo drejtori sportiv i kampionëve të Spanjës, Deco kishte për të thënë diçka ndryshe nga ajo çfarë është thënë rreth kësaj sage.

“Ne nuk e ndoqëm kurrë Nico Williams-in. Ishte agjenti i tij që na u afrua disa herë, jo ne që e ndoqëm. Athletic Bilbao duhet ta pyesë agjentin e tij. Ai nuk ishte pikërisht profili që po kërkonim… thjesht duhet të dëgjosh”, u shpreh Deco.

Williams, gjatë këtij sezoni numëron 3 paraqitje ku shënoi 1 gol dhe 2 asiste./IndeksOnline/