08:40 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Flet dëshmitari/ Vendi ku 3 vjeçari u lëndua rëndë dhe po vazhdon të jetë në gjendje kome!

Një fëmijë 3- vjeçar vazhdon të jetë në gjendje kome duke marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas lëndime të rënda që ka pësuar gjatë ditës të mërkurën, në Prishtinë.

Këto rrethoja këtu, të vendosura në hyrje të objektit të Fakultetit Teknik në kryeqytet i shkaktuan lëndime të rënda trupore një trevjeçari.

Ai ndodhet në mjekim intesiv, kjo pasi që ai ka pësuar gjakderdhje në kokë, ndrydhje në mushkri e thyerje të kockave të fytyrës.

M.S, ishte duke kaluar kësaj rruge, derisa ndodhi rasti në fjalë.

Sipas tij, rrethoja nuk ishte në rregull, andaj edhe i shkaktoi lëndime në trup 3-vjeçarit.

Në një bisedë për IndeksOnline, ai rrëfen gjithë rastin që pa.

No description available.

“Në momentin kritik ai ka qenë me  prindërit e tij, gjakun e kam pa aty. Mua më vjen shumë këq për rastin që ka ndodhur, por dikush duhet të japë përgjegjësi. Pikërisht ato rrethoja nuk kanë qenë në rregull, andaj edhe ka ndodhur rasti”, ka thënë ai.

“Aty nuk ka qenë asnjë shirit, asnjë paralajmërim se aty ato rrethoja nuk ishin në rregull. Kur kam arritur aty e kam pa një person të revoltuar që e ka praptu në anën e kundërt rrethojën. Të garantoj që nuk ka qenë në rregull. Dera ka qenë me defekt dhe si pasojë e kësaj ka ndodhur kjo”, ka thënë ai.

No description available.

Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka, ka thënë se pas ekzaminimeve në Klinikën Emergjente është transferuar në Klinikën Intensive.

Sipas tij, 3-vjeçari po vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna dhe lidhur me aparatin e frymëmarrjes.

“Pacienti është në mjekim intensiv, pasi i janë bërë të gjitha ekzaminimet në Klinikën Emergjente ai është sjell në mjekim intensiv ku vazhdon të qëndrojë edhe më tej për të marrë trajtimin e duhur. Ka lëndime në regjionin e kokës dhe gjoksit, ka ndrydhje në regjionin e mushkërive, të cilat jemi duke i menaxhuar dhe trajtuar. Për momentin fëmija është i fjetur me barna dhe i lidhur me aparatin e frymëmarrjes”, theksoi ai.

“Gjendja e përgjithshme e tij prezantohet stabile, e sa u përket parametrave në përgjithësi është lëndim i rëndë”, ka thënë mjeku. /IndeksOnline/

No description available.