75 Mall Live Search
19:33 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Flet Donika Kadaj-Bujupi pas lirimit nga burgu (Video/Foto)

Donika Kadaj Bujupi pas lirimit nga burgu i Lipjanit tashmë ka arritur në shtëpinë e saj në Prishtinë.

Deputetja e VV-së, Donika Kadaj Bujupi në një intervistë për Indeksonline ka thënë se arrestimi i tyre ka qenë krejtësisht politik, pasi nuk po u nënshtrohen atyre që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme.

“Kjo është një përndjekje politike edhe vendimi për të na arrest ka qenë politik, sic ashtu është edhe dënimi i aktivistëve tonë, dy ditë para zgjedhjeve. Pra, ishte një përpjekje që në të ç’orientohemi dhe të humbim fokusin nga punët tona për të cilat na kanë dhanë qytetarët e Republikës sonë” është shprehur Kadaj Bujupi.

Madje ajo edhe lirimin e tyre e quan politik të një gjykate politike.

“Si arrestimi jonë, ashtu edhe lirimi vazhdon të jetë politik, në një proces politik, ku ka më së paku drejtësi ku persekutohemi sepse ne ishim dhe vazhdojmë të jemi në anën e drejtë duke refuzuar të nënshtrohemi ndaj atyre që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme dhe tani servilëve të tyre në qeveri të cilët në një kohë kundërshtonin me në por që tani për shkak të karrigës janë bërë bashkë dhe janë të gatshëm të cenojnë integritetin e vendit me qëllim të ruajtjes së pushtetit të tyre. Është parë edhe në momentin e arrestimit që sa më të brisht në pusht, sa më pak numra në qeveri, janë më shumë diktatorial dhe më shumë të prirë për të ushtruar dhunë ndaj deputetëvë të opozitës” ka thënë Kadaj Bujupi.

Ajo ka shtuar se VV nuk do të ndalet së luftuari për drejtësinë në këtë vend dhe se nuk do të pajtohen asnjëherë më vendimet politike.

“Sidoçoftë në nuk do të ndalemi kurrë, kurrë nuk do të pajohemi me vendimet politike të cilat janë marr nga gjykatës të prontos dhe kurrë nuk do të nënshtrohemi nga përpjekjet e tyre që përmes maltertimeve të na thyen dhe të mundësojnë implemnetimin e marrëveshje të dëmshme. Pra në do të vazhdojmë të rezistojmë fuqishëm si asnjëherë më parë, do të vazhdojmë luftojmë për drejtësinë në këtë vend., mbi të gjitha në asnjëherë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Astritin dhe katër akivistët të cilët padrejtësisht u dënuan me 21 vite burg” ka shtuar ajo.

Kadaj Bujupi u arrestua dje në hyrje të Kuvendit me urdhërarrest të Gjykatës Themelore.

Ekipa e Indeksonline ka qëndruar te shtëpia e saj dhe ka përcjell nga afër ardhjen e saj në shtëpi.

Gjykata e Apelit i ka ndryshuar masën e paraburgimit Donika Kadaj Bujupit si dhe Albin Kurtit e Albulena Haxhiut./Indeksonline/