13:13 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / C E

Flet drejtori i Dritës: Prishtina na ka lakmi, udhëheqja e saj është për keqardhje

Pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, e cila përfundoi midis shumë polemikash si dhe trazirave, klubi nga kryeqyteti ka akuzuar skuadrën tjetër të Gjilanit, atë të Dritës se ka paguar gjyqtarët për t’i dëmtuar ata.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka folur për Indeksonline ku ka thënë se kryesia e Prishtinës ka rënë në një nivel që është për keqardhje.

Është për keqardhje se në dorë të kujt ka mbet udhëheqja e klubit të Prishtinës, dhe në çfarë niveli kanë ra. Të gjithë dëshirojnë të jenë në pozitën ku është drita prandaj dhe kapen të gjithë tek ne“, tha fillimisht ai.

Më tej ai konfirmoi se janë duke përgatitur padi ndaj të gjithë atyre që po shpifin, përfshirë këtu edhe drejtuesit e Prishtinës.

Normalisht ata dëshirojnë të jenë në pozitën që jemi ne, andaj edhe atakohemi, jo vetëm nga Prishtina“.

Nuk mundet me ataku Vushtrrinë apo Dukagjinin sepse ata nuk janë në pozitën e parë, prandaj na atakojnë neve

Ne jemi duke përgatit padi ndaj të gjithë atyre që po shpifin dhe po na apostrofojnë neve si klub me të pavërteta”, tha shkurtimit Zymberi.

Drita aktualisht është në vendin e parë në renditje me 61 pikë, dy më shumë se Ballkani dhe ka një lojë më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/