10:50 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

Flet drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK pasi u ngacmua nga një person

Dje, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci ka raportuar në Policinë e Kosovës se është ngacmuar nga një person.

Përmes një prononcimi për Indeksonline, Kutllovci konfirmon rastin derisa shton se i dyshuari ka shkruar për të “sene palidhje” në rrjete sociale. Ai nuk e ndjen veten të kërcënuar.

Siç thotë Kutllovci, ngacmimi nuk ka të bëjë me punën e tij si drejtor i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK.

“Nuk ka pasur të bëjë me kurrëfarë kërcënimi. Është e vërtetë që e kam lajmëru një rast në Polici qe dikush ka shkru për mu sene palidhje në rrjete sociale. Nuk ka të bëjë sidomos me punën në QKUK”, u shpreh ai.

Ndryshe, Policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar.

“QKUK-së 08.08.2022 – 11:20. Ankuesi mashkull kosovar udhëheqës pranë klinikës në QKUK, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar, shpifur dhe kërcënuar nga një i dyshuar mashkull. Nuk raportohet për të arrestuar”./Indeksonline/