Flet francezi që zëvendësoi Challandes/ Kam ardhur për të punuar, jo ta shes veten në media

Trajneri Bernard Challandes ka punësuar edhe një ndihmës tjetër në stafin te Kombëtares së Kosovës.
Bëhet fjalë për francezin Sebastien Bichard, që ka punuar si ndihmës të ekipi i Sionit dhe Zvicra U21, shkruan Indeksonline.
“Nëse do të jem vetëm 3 javë apo më tepër mbetet të shihet. Unë jam këtu për të punuar e jo ta shes veten në media. E ardhmja do të tregojë nese do të përputhemi në punë apo jo” deklaroi Bichard për Le Matin.
Tutje ai falënderon trajnerin Challandes për besimin e dhënë.
“Bernardi më ka dhënë një mundësi të artë. Kam takuar njerës të mëdhenjë. Tani për tani gjithë mendimet e mia janë te Bernardi. Shpresoj ta kalojë problemin me virusin” u shpreh Bichard.
/Indeksonline/