Flet futbollisti që iku në Gjermani me vizë pune: Ja pse braktisa futbollin e Kosovës

Pas shtatë vitesh qëndrimi në Istog, futbollisti Qëndrim Krasniqi ka braktisur klubin, por edhe Kosoven.
Krasniqi ka zgjedhur Gjermaninë si destinacion të ri jetësor.
Në një prononcim për Indeksonline, ish-futbollisti i Istogut ka treguar arsyet e këtij vendimi.
“Për fillim jam pajisur me vizë pune, pavarësisht dilemave që kishte. Vendimin final për largim e kam marrë ngase nuk isha i kënaqur me vlerësimin që më bëhej. Poashtu kam qenë shumë i pakënaqur me kushtet që më ofroheshin si sportist. Këtu kam ardhur për një jetë e mundësi më të mira” ka thënë Qëndrim Krasniqi./Indeksonline/