75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / L A

Flet Gallapeni pas transferimit te Widzew Łódźi: Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën time

Dion Gallapeni është lojtari i radhës nga Superliga që bën hapin e madh.

Mbrojtësi kosovar, foli për herë të parë pas transferimit të tij, duke u shprehur i lumtur.

“Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën time dhe jam i lumtur që bëra këtë zgjedhje. Widzew është një klub me tradita të shkëlqyera, një numër të madh tifozësh të çmendur dhe një projekt ekipor që është një shans për zhvillim të mëtejshëm. Kur mora ofertën nga Widzew Łódź, fola me Kreshnik Hajrizin, ndër të tjerë, i cili luajti këtu së fundmi dhe më tha se do të ishte një lëvizje e mirë për mua”, u shpreh Gallapeni./IndeksOnline/.