17:49 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Flet gazetarja e bukur: Ky futbollist më shkatërroi jetën, pasi u bë i famshëm

Ish e dashura e yllit të famshëm argjentinas, Paulo Dybala, Antonella Cavaleri ka folur për herë të parë për ndarjen nga lojtari i Juventusit. Antonella ka thënë se fama e Dybalas bëri që të ndahet me të.

“Sa më shumë Paulo u bë i famshëm, aq më shumë u largua nga unë. Unë u zhvendosa nga Argjentina për hir të tij, duke mos njohur askë. Por, popullariteti i tij bëri që ai të largohej gjithnjë e më shumë nga unë.

Ai gjithmonë ka mohuar të ketë histori të tjera, por në një moment unë nuk i besova më. Mora valuixhet dhe ika përgjithmonë nga ai. Megjithatë, unë jam ende në Itali sepse më pëlqen të punoj në TV” ka thënë ish e dashura e Dybalas./Indeksonline/