14:13 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / L K

Flet gjyqtari që u rrah në Turqi: Po shkoj në shtëpi, dua vetëm të pushoj

Halil Umut Meler ka reaguar për herë të parë pas dhunës së ushtruar ndaj tij në sfidën mes Ankaragucu dhe Rizespor. Presidenti i skuadrës së Ankaragucu e goditi me grusht në fytyrë, me arbitrin e FIFA-s që u dërgua menjëerë nëspital për të marrë edhe ndihmën mjekësorë.

Pas 3 ditësh nën kujdesin e mjekëve, Umur Meler ka mundur të lërë spitalin, ndërsa ka folur për gazetarët rreth gjendjes së tij shëndetësore. 37-vjeçari ka theksuar se ka qenë vazhdimisht në kontakt me UEFA-n dhe se momentaslisht dëshiron vetëm të pushojë.

“Nuk kam asnjë problem me shëndetin tim. Më kanë thirrur nga UEFA. Nuk ka asnjë situatë për momentin, gjithçka është e mundur. Unë dua vetëm të shkoj në shtëpi dhe të pushoj”, ka theksuar Meler para gazetarëve.