11:44 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Flet gruaja e parë e Ukshin Hotit: Vajza ime nuk ka marrë asnjëherë para në emër të babait të saj!

Përmes një statusi në llogarinë Facebook, shkrimtarja Edi Shukriu, ish- bashkëshortja e veprimtarit Ukshin Hotit, ka sqaruar opinionin se vajza e tyre, Erleta nuk ka përfituar asnjëherë në emër të babait të saj.

Shukriu ka treguar se në vitin 1999 ka marrë një telefonatë ku i është thënë se janë grumbulluar mjete financiare në emër të fëmijëve Ukshin Hotit. Mirëpo ajo nuk ka pranuar para, me arsyen se Erleta ka bukë për të jetuar, shkruan Indeksonline.

Ky është statusi i plot i ish- bashkëshortes së veprimtarit të ndjerë, Ukshin Hotit:

“Për hir të miqëve informoj se:

Erleta Hoti, vajza e madhe e Ukshin Hotit, nuk ka marr asnjëherë shumë financiare të mbledhura në Zvicër apo edhe gjetiu për fëmijët e Ukshin Hotit!
Për hir të së vërtetës diku në gusht 1999 më ka telefonuar nga Ferizaji një bashkatdhetar që jeton në Zvicër për paratë e grumbulluara në emër të fëmijëve të Ukshin Hotit. Për këtë kujdes të bashkatdhetarëve i kam falenderuar, por mjetet nuk i kam pranuar, duke i thënë se mjafton që Erleta ka bukë për të jetuar dhe të shikojnë si e kanë gjendjen dy fëmijët e tjerë”./Indeksonline/