75 Mall Live Search
15:16 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / L A

Flet Guardiola rreth veprimit të tij ndaj tifozëve të Liverpoolit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po kalon në një krizë rezultatesh.

Humbja ndaj Liverpoolit, vetëm se thelloi krizën e “Qytetarëve” të cilët kanë 7 ndeshje pa fitore.

Po në atë ndeshje, tifozët e Liverpoolit provokuan spanjollin me thirrjet që do shkarkohej, ndërsa Guardiola replikoi duke ngritur 6 gishta, që tregonin 6 titujt që fitoi Guardiola me Cityn.

Guardiola, tregoi edhe detaje rreth atij reagimi.

“Doja që tifozët e Man City të ndjenin se ne jemi një klub i jashtëzakonshëm”, u shpreh Guardiola./IndeksOnline/