75 Mall Live Search
23:18 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / Blerim

Flet heroi i ndeshjes: Ne do duhej t’i kishim pesë gola!

Mason Mount ka folur pas fitores kundër Real Madridit në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Blutë fituan 2 me 0 kundër ekipit spanjoll, por gjatë 90 minutave ata patën shumë raste të mira për shënim, shkruan IndeksOnline

Për rastet e humbura ka reaguar futbollisti që shënoi golin e dytë, Mason Mount. Sipas tij, ndeshja është dashur të përfundoi 5 me 0.

“Është dashur t’i kemi rreth pesë gola. Ne kemi dy finale të mëdha, shpresojmë që t’i fitojmë të dyja. Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë diçka masive”, ka thënë Mount pas ndeshjes.

Kujtojmë që në finalen e madhe Chelsea do të luaj kundër Manchester Cityt në Stamboll të Turqisë./IndeksOnline/