17:31 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Flet Kampioni i Botës: Ky është kundërshtari më i vështirë që jam përballur

Hugo Loris fitoi Kupën e Botës me Francën në Rusi duke i dhuruar vendin të tij triumfin e dytë historik.

Portieri i Lyonit ishte i pazëvendësueshëm dhe kapiten me Kombëtaren e tij.

Ai ka folur për kundërshtarin më të vështirë që është përballur ndonjëherë, shkruan indeksonline.

Sipas tij, Raul ishte shumë i frikshëm kur ishte para tij si në kohën me Real Madridin ashtu edhe me Schalken.

“Është e vështirë të zgjedhësh një,” tha Lloris në RMC Sport.

“Një lojtar si Raul, u përballa kur ai ishte në Real Madrid dhe Schalke, ai gjithmonë e kishte atë shikim të shpejtë tek portieri, ku ai ishte i pozicionuar dhe ai gjuante në varësi të kësaj”.

“Pas kësaj, janë Suarez, Messi e tw tjerë që nuk kam nevojë t’i paraqes”.

Raul konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë spanjollë të të gjitha kohërave dhe është i dyti pas Cristiano Ronaldos në listën e golashënuesve të Real Madridit me 323 gola

Interesante, Raul kurrë nuk arriti të shënojë Lloris. /IndeksOnline/

 

Temat: