Flet karabinieri që arrestoi bosin e Cosa Nostra-s: Çfarë më tha “Diaboliku” kur i hodha prangat

Karabinieri që mbërriti i pari në vendngjarje dhe arrestoi bosin e shumëkërkuar të organizatës mafioze siçiliane Cosa Nostra, ka rrëfyer se çfarë i tha Matteo Mesina Denaro kur u përball me të.
I njohur me pseudonimin “Diabolik”, Denaro i cili ishte në kërkim prej 30 vitesh, u rrethua nga foca të shumta policie në një rrugicë teksa po shkonte për vizitë te një klinikë private në Palermo. Ai ishte diagnostikuar me kancer në prostatë.
“E pyeta nëse e konfirmoi identitetin, ai u përgjigj: “Ti e di kush jam unë. Unë jam Matteo Messina Denaro”, tha koloneli Lucio Arcidiacono për mediat italiane.
Karabinieri tha se Denaro kishte tentuar të largohej, por ishte dorëzuar pasi vuri re se policia e kishte rrethuar nga të gjitha anët.
Me vdekjen e Bernardo Provenzano-s në vitin 2016 dhe vdekjen e Salvatore Riina-s në 2017-ën, Denaro konsiderohej si “capo dei capi”, apo bosi i të gjithë mafiozëve italianë, si dhe një prej një nga kriminelët më të kërkuar dhe më të fuqishëm në botë.
Përveç vrasjeve të rivalëve të tij, Denaro dyshohet të jetë organizatori kryesor i eleminimit në atentat të prokurorëve italianë Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Një episod interesant është ai që del nga përgjimet e Toto Riina-s, teksa rrëfente se i kishte kërkuar Denaros të bënte gjithçka për eleminimin e dy prokurorëve, përfshi këtu edhe bashkëpunimin me një ekspert shqiptar të lëndëve plasëse, identiteti i të cilit është edhe sot mister.