75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / L A

Flet Khedira: Ishte një nga ëndrrat e mia më të mëdha të luaja në Premier League

Ish-mesfushori gjerman, Sami Khedira pa dyshim ka pasur një karrierë fantastike.

Gjermani me origjinë tuniziane, ka hyrë në histori të futbollit gjerman për paraqitjet e tij si në nivel ekipor dhe kombëtar, ku kishte qenë pjesë e atij ekipi që ka fituar Botërorin në vitin 2014.

Khedira, së fundi kishte qenë në një intervistë për BBC-inë, ku kishte treguar se kishte ëndërruar të luante në Angli.

“Ishte një nga ëndrrat e mia më të mëdha të luaja për një klub anglez ose të luaja në Premier League”. “Kam luajtur për 2 klube gjermane, kam luajtur për një klub italian dhe spanjoll, kështu që pse jo në Angli? Duhet të pyesni klubet!” Kam folur me Chelsean, Liverpool dhe Arsenal. Të gjitha klubet e mahnitshme. Ne ishim afër disa herë… ndoshta ishte ëndrra ime të luaja një herë për Manchester United”, u shpreh Khedira.

Khedira, kishte filluar karrierën te Stuttgarti ku kishte fituar Bundesligën, më pas bëri hapin e madh në karrierë ku u transferua te Real Madridi ku fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve dhe më pas te Juventusi, ku fitoi “Scudetton”.

Karrierën e tij e përfundoi në Gjermani, te skuadra e Hertha Berlinit./IndeksOnline/