14:38 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Flet kosovarja që u zgjodh Miss Mançesteri: Kosovën e du me gjithë zemër, gjithë them që jam shqiptare (Foto)

Në mesin e shumë konkurenteve ajo arriti ta fitoi kurorën e më të bukurës së Mançesterit. Është kjo 21 vjeçarja nga Kosova, Fatime Gashi. Ajo ishte vetëm dy vjeçe kur familja e saj në vitin 1999 si refugjatë filloi jetën e re në Manchester, saktësisht në Salford.

Fatimja për Indeksonline ka treguar për jetën e saj, profesionin, lidhjen me Kosovën dhe planet në të ardhmen.

“Prej që kam qenë fëmijë gjithë familja (babi, nana, tezet, dajtë) më kanë thanë Miss Anglia, Miss Bota, bile djali i tezës gjithë më ka thirrë Miss Anglia. Ama gjithë kam thanë që po ma bajnë qefin, por kurrë nuk e kam paramendu që hi në konkurencë, e që do të fitojë asesi, hala po me duket si ëndërr”, rrëfen bukuroshja teksa shpreh emocionet e saj pas rrëmbimit të kurorës si ‘Miss Manchester’.

Fatimja tregon se personat që e kanë shtyrë të bëhet pjesë e këtij kompeticioni kanë qenë pikërisht dy prindërit e saj, për të tilla evente ajo madje thotë se nuk ka pasur fare eksperiencë.

‘Personat që më kanë shty në këtë konkurencë kanë qenë babi dhe nana, sepse organizatorja më ka thirrë për me hi në finale, po unë i kam thënë jo se nuk kam mundësi, jam e zënë me provime sepse nuk besoja se do të fitoja, por prindërit e mij kanë insistuar shumë dhe më kanë bind të shkoi. Gara ka qenë e fortë, ka pas shumë vajza të bukura dhe kam mendu që njëra nga vajzat që morën vendin e dytë dhe të tretin do ta fitonin këtë titull, sepse kanë qenë shumë me eksperiencë për dallim nga unë’.

Ajo flet edhe për karrierën dhe punën që bën, por edhe për statusin e saj.

‘Gjithë kam qenë person që ka qef me punu. Mirrem nganjëherë më modeling, kur kam kohë i mësojë fëmijët në lëndën e matematikës në shkolla dhe punojë VIP restaturant të stadiumi i futbollit Manchestër United dhe Manchester City. Ndërsa në të njëjtën kohë jam duke përfunduar fakultetin në biomjekësi në Universitetin e Salfordit. Lidhje dashurie? Jo nuk kam, jam single, po du të fokusohem vetëm te fakulteti dhe karriera, ka kohë”.

Edhe pse ka qenë vetëm 2 vjeç kur është larguar nga vendlindja e saj, Fatimja thotë se është e lidhur me Kosovën dhe që nacionaliteti është çdo gjë për të, saqë nuk e mohon asnjëherë prejardhjen e saj.

“Kosovën e vizitoi çdo vit gjatë verës, vij ka dy-tre muaj. Njëherë nuk mendoj të kthehem atje sepse jam e re dhe dua që të bëj karrierë në Angli, por në të ardhmen nuk i dihet. Kysmet naj biznes të fustanave e kam në mendje. Nacionaliteti për mua është gjithçka. Kosovën e du me gjithë zemër edhe kurrë nuk thamë se jam najsen tjetër, përveç shqiptare”.

E sa i përket titullit si Miss Anglia ajo thotë se do të ishte një ëndërr tjetër për të.

“Ishallah, ëndërr kish qenë për mua, se unë as Miss Manchester s’kam besu që e fitoi, por më kanë thënë se kam shans të mirë, edhe direktorja e Miss Anglia ka ardhë atë natë më ka fol dhe më ka thënë se mezi pret të më shoh në shtator në konkurrencë”.

Ajo mbrëmë bëri ëndrrën e saj realitet, por ka edhe një mesazh për të gjitha ato vajza që kanë ëndrra, ndërsa ajo thotë se bukuria e një femre është pikërisht shpirti.

“Keni mundësi me ba çka të iu don zemra juve amo duhet mi ndjek ëndrrat dhe mi realizu. Edhe e di që nga Kosova krejt çikat janë shumë të bukura, por duhet me qenë edhe shpirtnisht të bukura, sidomos për gara të tilla, sepse vlerësohet shumë edhe brendësia. Bëjnë shumë pyetje në fund me ta pa karakterin, për këtë arsye mendojë që kam fituar se krejt thojnë që e kam zemrën e mirë’, përfundon Fatimja.

Ndryshe babai i Fatimes është nga fshati Sllovi e Lipjanit, ndërsa nënën e ka nga Shkupi./Indeksonline/B.R/