75 Mall Live Search
21:25 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Flet krahu i djathtë i Ali Ahmetit: Ju tregoj “thikat pas shpine” dhe cilat parti s’pranojmë të bëjmë koalicion!

Pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe para negociatave zyrtare për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, një eksponent i lartë i partisë shqiptare që fitoi më shumë vota, përkatësisht BDI flet për Shqip pikërisht zhvillimet më të reja në këtë aspekt duke përjashtuar forcat politike që BDI do të bëjë aleancë. Është Artan Grubi,krahu i djathtë i Ali Ahmetit, i cili për gazetën Shqip, flet për “thika pas shpine” nga disa parti shqiptare, por tregon edhe strategjinë që do të ndiqet për ndërtimin e qeverisë së re…

Zoti Grubi, po shkojmë dy javë nga mbyllja e zgjedhjeve, që dha atë rezultat të rëndësishëm për shqiptarët si faktor dhe BDI-në. Ju thatë një javë më parë në Real Story se ka një ftesë ndaj partive shqiptare për tu bërë bashkë në negociata. Si i janë përgjigjur subjektet e tjera ftesës suaj?

Ju keni bërë të ditur se nëse Zaev nuk pranon tezën tuaj për kryeministër shqiptar, jeni i gatshëm të negocioni me VRMO-DPMNE. Nje teze e guximshme po të kihen parasysh skenat e frikshme, kur u zgjodh Telat Xhaferi kryeparlamentar. Megjthatë, gjërat duken se kanë lëvizur edhe në VRMO, e cila sapo “vrau babanë” po t’i referohemi Frojdit. Realisht çfarë po ndodh në politikën maqedonase dhe mund të na shpjegoni strategjinee dhe objektivat që duhet për shqiptarët, pra që faktori politik të ndjekee në Maqedoninë  e Veriut?

Për z. Ahmeti dhe të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, Marreeveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe e fqinjësisë së mirë, gjegjësisht barazia e plotë dhe rruga euroatlantike, paraqesin “vija të kuqe” nga të cilat nuk ka kthim pas, për asnjë çmim dhe në asnjë rrethanë.

Pjesë e një shumice eventualisht alternative, do të ishte partia “E majta” dhe kjo peer ne, është e papranueshme dhe nuk vjen në konsideratë një bashkëpunim me këtë subjekt destruktiv dhe regresiv. Nuk do të lejojmë kthim pas, pa marrë parasysh se a jemi në pozite apo opozitë. Rruga jonë drejt barazisee dhe integrimit ne NATO, e BE nuk guxon të rrezikohet nga askush dhe kjo nuk do të lejohet.

Edhe pse ju sërish fituat, ka sërish brenga dhe sulme, nuk e them politike, po qarqe intelektuale, i referohem keetu intervistës së shkrimtarit Kim Mehmeti. Pse BDI nuk ka mundësuar qasje që t’i afrohet më shumë shoqërisë dhe botës intelektuale? Apo është thjesht një perceptimi ynë ky?

Perceptimi i një individi përballë përcaktimit plebishitar të një kolektivi në vazhdimësi, ne shtatë zgjedhje parlamentare, apo gjithesj ne 18 procese zgjedhore, që nga viti 2002 e gjer me sot, është zë i vakët dhe i plogwshët, por edhe ky fakt e bën edhe të pasaktë.

Pasi mund të themi se në këto vite u themeluan tre universitete shqiptare në vend, u zyrtarizua flamuri kombëtar dhe gjuha shqipe, u puneesuan mbi 25.000 shqiptarë në administratë, u krijua klasa e mesme shqiptare në vend, u drejtuan Ministritee e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, Kuvendi, Gjykata Supreme dhe Kushtetuese, Avokati i Shtetit dhe ai i Popullit etj.

Në çdo përpilim të programit tonë, në çdo vendim, përfshirë edhe këtë të fundit për kryeministrin e parë shqiptar, z. Ahmeti është konsultuar  me Akademikët shqiptarë,  profesorë universitar, shoqeerinë civile dhe intelektualë të mirëfilltë. Ne nuk jemi thjesht një parti, por një lëvizje kombëtare, e cila përfshin shumë shtresa shoqërore dhe suksesi ynë bazohet në gjithee peerfshirjen.

Gjithmonë ka zëra kundërshtues, pa marre parasysh motivet e tyre prapa këtyre kundeershtimeve dhe kjo e begaton skeneen publike. Pavarësisht të gjitha arritjeve monumentale në këtë vend, ne akoma kemi shumë punë për të bërë, e për këtë jemi të vetëdijshëm.