Flet kryetari i ri i Klinës! Shpalos detaje nga jeta personale dhe dëshirat për vitin 2018
Kandidoi për herë të parë dhe arriti të bëhet kryetar i Komunës së Klinës. Dr. Zenun Elezajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qytetarët ia besuan votën, ndërsa po presin nga ai që të bëj ndryshime në këtë komunë, pas qeverisjes disa vjeçare të ish-kryetarit Sokol Bashota.
Është ende shumë herët për të folur për punën e tij si kryetar, por Elezaj për Indeksonline ka shpalosur për herë të parë detaje nga jeta e tij personale, synimet dhe dëshirat e tij për vitin 2018.
Indeksonline: A keni menduar ndonjëherë se do të bëheni kryetar i një komune?
Zenun Elezaj: S’e kam pasur synim kryesorë, ndonjëherë më ka shkuar në mendje.
Indeksonline: Cila është detyra e parë që ia keni dhënë vetit në marrjen e detyrës si kryetar?
Zenun Elezaj: Detyra e parë është zgjidhja e problemit të ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Klinës.
Indeksonline: Si e kujtoni fëmijërinë?
Zenun Elezaj: Të vështirë, megjithatë të këndshme.
Indeksonline: Cili është libri i fundit që keni lexuar dhe filmi i fundit që keni parë?
Zenun Elezaj: Duke e lexuar, Guximi për të shpresuar, libër nga Barack Obama.
Filmi: Londra ka rënë (London has fallen).
Indeksonline: Takimi i parë me bashkëshorten? Sa jeni romantik?
Zenun Elezaj: Takimi i parë në vitin 1988, kolegë të punës.
Mesatarisht romantik.
Indeksonline: Çka iu pengon dhe çka iu lumturon?
Zenun Elezaj: Më pengon padrejtësia, më lumturon puna.
Indeksonline: Si do ta përshkruanit jetën tënde me tri fjalë..
Zenun Elezaj: Punë dhe përkushtim konstruktiv.
Indeksonline: Çka iu kujtojnë festat e fundvitit?
Zenun Elezaj: Pak pushim dhe festim i festave se bashku me familje.
Indeksonline: Dëshira juaj për vitin 2018?
Zenun Elezaj: Për të gjithë një vit sa me të suksesshëm, mirëqenie për të gjithë qytetarët, realizimin e të gjitha premtimeve që janë të parapara për vitin e parë e posaçërisht, furnizimin me ujë të pijshëm për tërë Komunën e Klinës.
Indeksonline: Urimi për qytetarët..
Zenun Elezaj: Shëndet, harmoni në familje dhe begati!