12:50 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Flet kryetari i Sindikatës së Aeroportit të Prishtinës, tregon 5 kërkesat


Kryetari i Sindikatës së aeroportit të prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi në një intervistë për “Indeksonline” ka treguar arsyen e grevës.

Kërkesat e punëtorëve janë të artikulume shumë mirë. Janë të mbështetura në Ligjin e punës.

5 KËRKESA

1. Të paguhet rrezikshmëria

2. Të eliminohet diskriminimi në paga, orët  e punës së njëjtë…

3. Të paguhet përvoja e punës

4. Orët e vikendit

5. Të paguhet shujta

”Qe 7 muaj kemi bërë kërkesë për me diskutu, por vetëm përmes e-mailave na janë përgjigj. Na kanë thënë se s’janë të obliguar t’u përgjigjen këtyre ligjeve.

Jam i sigurt që derisa nuk realizohen kërkesat e ligjshme të punëtorëve greva do të vazhdojë. Nuk ka pas kushte normale për operim të ndonjë aeroplani”, ka thënë Latifi.