20:18 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Flet kryetarja e Parisit rreth zjarrit në Katedralen e ‘Notre Damit’

Zjarrëfikësit në Paris ende nuk kanë arritur ta shuajnë zjarrin në Katedralen e ‘Notre Damit’.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo ka kërkuar mirëkuptim të njerëzve rreth kësaj ngjarje.

“Një zjarr i tmerrshëm ka filluar në katedralen e Notre-Damit, dhe zjarrfikësit e qytetit po mundohen të bëjnë çdo gjë që ta kontrollojnë dhe ta fikin atë”, tha për media Hidalgo.

Tutje, kryetarja ka kërkuar që të respektohet perimetri i sigurisë që është vendosur nga policia dhe zjarrëfikësit.

“Kërkoj nga qytetarët dhe turistët që ta respektojnë perimetrin e sigurisë, që është vendosur nga autoritetet policore dhe zjarrfikësit”, tha Hidalgo.

Katedralja e ‘Notre-Damit’ është ndër më të vjetra në botë dhe ndër më të vizituarat./Indeksonline/