14:09 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Flet legjenda e mbrojtjes: Christensen është i jashtëzakonshëm, nuk është frikacak!

Ish-lojtari i Chelseat ka qenë i impresionuar me Andreas Christensenin. William Gallas, mbrojtësi i njohur francez ka folur për qendërmbrojtësin e Chelseat, Christensen.

Ai thotë se i riu i Bluve të Londrës po vazhdon të bëjë paraqitje fenomenale përkundër moshës së re që ka, transmeton IndeksOnline.

“Ai është ende i ri dhe çfarë bën në fushë është e pabesueshme. Ai është mbrojtësi kryesor i Chelseat dhe të gjithë bëjnë gabime, mbrojtësi qendror më i mirë në botë bën gabime”.

“Ai merr përgjegjësinë e tij, di të flasë me shokët e ekipit. Kështu për mua në të ardhmen do të jetë një super mbrojtës”, ka thënë Gallas.

Gallas ende e shikon ish-klubin e tij, dhe ka një mesazh për mbrojtësin danez.

“Kur e shikoj Chelsean, nuk e shoh atë duke folur shumë, sepse është i përqendruar më shumë në punën e tij. Ai duhet të flas më tepër, kjo ishte ajo që bëri John Terry. Ai na bërtiste, dhe ishte një super kapiten, të gjithë e dëgjonim, kjo po i mungon Chelseat në këto momente”, shtoi Gallas.

Gallas u largua nga Chelsea në vitin 2006, ai u transferua te rivali Arsenal, më pas te ekipi tjetër londinez, Tottenham Hotspur./IndeksOnline/.