Flet ‘Lewandowski i Malishevës’ për ftesën nga Kombëtarja U21: Është ëndrra ime të përfaqësoj vendin tim!

Trajneri i Kombëtares U21 të Kosovës, Michael Nees ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Evropianin 2023.
Në mesin e futbollistëve të ftuar ka edhe nga ata që luajnë në Kosovë, shkruan IndeksOnline
Njëri nga ta është edhe sulmuesi i klubit të Malishevës, Albion Rrahmani që me klubin e tij nga edicioni i ri do të jenë në Superligën e Kosovës në futboll.
Rrahmani ishte i komentuar për lojën e tij të mirë të zhvilluar me klubin, ku dhe komentatori i TV Malisheva e quan atë ‘Lewandowski i Malishevës’.

Kështu, IndeksOnline ka biseduar me Rrahmanin rreth ftesë së Kombëtares dhe se çfarë ai do t’i ofrojë në të ardhmen ‘Dardanëve’.
“Ka qenë një ndjejnë shumë e veçantë, kur me erdhi ftesa. Është ëndrra ime të përfaqësoj vendin tim”, tha fillimisht, Rrahmani.
I pyetur se a do të jetë në vendin e titullarit te Kombëtarja U21, sulmuesi përgjigjet me maturi.
“Shpresoj që ta bindi fillimisht trajnerin, dhe pastaj shpresoj të jap më të mirë nga vetja”, vazhdoi ai.
Për fund, Rrahmani tregoi se cili është synimi i tij në futboll dhe se a mendoni se një të ardhme të arrijë suksesin e sulmuesit të Bayernit, Robert Lewandowskit.
“Synimet janë që të arrijë majat e futbollit, duhet vetëm punë, angazhim, disiplinë dhe shpresoj se një ditë ta kem suksesin dhe të arriturat e Lewandowskit”, tha Rrahmani.